KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Rus Putin theksoi qëndrimin e tij pro marrëdhenieve diplomatike mes Kremlinit dhe shteteve të kontinentit të vjetër

Presidenti Rus Putin theksoi qëndrimin e tij pro marrëdhenieve diplomatike mes Kremlinit dhe shteteve të kontinentit të vjetër

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Evropën” keshtu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, i cili duket se po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike mes Kremlinit dhe shteteve të kontinentit të vjetër, të cilat pësuan krisje pas konfliktit të Ukrainës. Sipas mendimit tim, interesi i shteteve të Evropës është të kenë bashkëpunim politik dhe ekonomik me Rusinë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Nuk presim që shtetet evropiane të ndryshojnë kursin e tyre euro-atlantik. Megjithatë, mendoj se duhet të jenë më të pavarura në vendim-marrje, dhe jo të veprojnë vetëm në bazë të urdhrave që vijnë nga përtej oqeanit, tha ai”.Putin theksoi qëndrimin e tij persa i përket krizës së Sirisë, duke thënë se bashkëpunimi me presidentin Assad është mjaft produktiv. Kreu i Kremlinit bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në luftën kundër-terrorizmit, duke u shprehur se ekstremizmi është armik i përbashkë.