KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Thaçi të shtunën vizitë në Mal të Zi
mal i zi

Presidenti Thaçi të shtunën vizitë në Mal të Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë gjatë fundjavës Malin e Zi ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Millo Gjukanoviç dhe Presidentin Filip Vujanoviç. Takimi mes Thaçit dhe udhëheqësve malazez, vjen pas lajmeve të fundit se mund të rinegociohet marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Thaçi ka deklaruar se mbështet çdo takim dhe përafrim qëndrimesh mes liderëve politikë kosovarë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi shtetërore.