KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti turk Erdogan tregon letrën e ndjesës drejtuar Rusisë
erdogan

Presidenti turk Erdogan tregon letrën e ndjesës drejtuar Rusisë

Pasi shprehu keqardhje për rrëzimin e avionit rus, duke treguar kështu se ishte ai që po tërhiqej në sherrin me Moskën, Rexhep Tajip Erdgoan përcolli bindjen se Ankaraja do t’i normalizojë shumë shpejt marrëdhëniet me Rusinë. “Pas pajtimit me letrën që i dërgova Rusisë për t’i dhënë një tjetër dimension marrëdhënieve tona, besoj se gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Në letër, shpreha keqardhje për incidentin e njëkohësisht risolla në vëmendje mundësitë e mëdha të bashkëpunimit që mund të kemi ne rajonin e Lindjes së Mesme. Besoj se marrëdhëniet dypalëshe do t’i rikthehen me shpejtësi normalitetit duke i dhënë fund kështu një situate ekzistuese, që nuk është në interesin e asnjërës palë”, u shpreh Erdogan. Ishte zëdhënësi i shefit të Kremlinit, Dmitry Peskov ai që pohoi për gazetarët në Moskë, se kreu i shtetit turk kishte shprehur keqardhje për incidentin e muajit nëntor e i kishte përcjellë ngushëllimet më të thella familjes se pilotit të vdekur rus.