KRYEFAQJA » LAJME » Presidentja Jahjaga takohet me partitë e opozitës
Jahjaga: Jo akteve vandale, po gjuhës së dialogut!

Presidentja Jahjaga takohet me partitë e opozitës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar sërisht partitë politike të Kosovës të dialogojnë për të tejkaluar situatën e krijuar në vend. Deklaratën e saj zonja Jahjaga e bëri gjatë takimit me pëfaqësues të tre partive opozitare. Para takimit, përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-se dhe Nismes, dorëzuan ne zyrën e presidentes peticionin me mbi 200 mijë firma të mbledhura nga partitë opozitare për çështjen e demarkacionit të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Presidentja Jahjaga, theksoi se në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe pa paragjykim ajo tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.