KRYEFAQJA » LAJME » Prestigjozja “European Best Destination”, rendit Ksamilin si një nga plazhet më të bukur
Beqiri: Mbi 90 përqind e plazheve në Shqipëri janë të kategorisë A

Prestigjozja “European Best Destination”, rendit Ksamilin si një nga plazhet më të bukur

Ksamili eshte renditur nje nder plazhet me te mira te Europes per tu vizituar dhe per te pushuar gjate veres 2016. Sipas artikullit te publikuar nga një ndër agjencive me prestigjioze “Europian Best Destination” Ksamili renditet se bashku me plazhe te tjera te preferuara dhe te njohura nderkombetarisht si jane ato qe jane ne Kroaci, Spanjë, Portugali, Ishulli i Korsikës, por edhe plazhe te fqinjëve tanë grek dhe ato italianë. Ky artikull shkruan keshtu per Ksamilin “3 ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata kanë mbeten jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bën plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”. Qyteza e Ksamilit, 7 km larg nga Saranda, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër më të bukura të Shqipërisë. Ksamili ndodhet në një gji të mahnitshëm, të quajtur “Gjiri i Tetransive”, vendi është gjelbëruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, limonash dhe pemësh mesdhetare. Ksamili ka 4 ishuj të magjishëm, shkëmborë me origjinë tektonike, apo thënë ndryshe të krijuar nga shkëputjet e tokës prej veprimtarisë së ujërave.