KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Prestigjozja Times: Trump, 18 vjet pa paguar taksa
donald trump, taksa, shmang, 18 vjet, new york times, akuza, 916 milone dollare humbje

Prestigjozja Times: Trump, 18 vjet pa paguar taksa

Kandidati republikan Donald Trump prej 18 vitesh nuk paguan taksat, prandaj nuk ka pranuar të bëjë transparencë për të ardhurat e tij. Është ky lajmi i publikuar nga prestigjiozja amerikane New York Times e cila ka arritur të sigurojë një dokument ku vërtetohet se manjati ka paguar taksat deri në vitin 1995. Në fakt çështja e deklarimit të të ardhurave është një nga pikat kryesore gjatë një fushate presidenciale e nisur si traditë 40 vite më parë me Richard Nixon. Por republikani Trump gjithmonë i është shmangur kësaj pjese duke hedhur dyshime mbi transparencën e tij fiskale, madje është sulmuar edhe nga rivalja Clinton e cila gjatë debatit televiziv të së hënës e pyeti nëse fshihte diçka. Ndërkohë dokumentet e siguruara nga e përditshmja New York Times nuk janë publikuar më parë dhe rezulton se në 1995 Trump ka humbur 916 milionë dollarë dhe pas këtij viti i është shmangur taksave për 18 vite.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe  stafi i  republikanit Trump  i cili është  mbrojtur duke thënë se dokumentet janë marrë në mënyrë ilegale  dhe se manjati është një biznesmen  që mban përgjegjësi për bizneset e tij.