KRYEFAQJA » LAJME » Pretenca: Burg për jetë për Ilir Kupën
babagjyshi-TEG

Pretenca: Burg për jetë për Ilir Kupën

Grabitjet e bujshme me armë vetëm pak ditë përpara ndërrimit të viteve 2014-2015 në një prej qendrave tregtare më të frekuentuara në Tiranë, kanë në qendër një personazh tashmë të arrestuar dhe të gjykuar për më shumë se dy vitesh. Burgim i përjetshem për Ilir Kupen. Kjo ka qënë kerkesa që prokuroria e krimeve të rënda i ka bërë gjykates për denimin e kreut të grupit të strukturuar kriminal, i njohur si babagjyshet. Të akuzuar për vjedhje me armë, plagosje dhe armëmbajtje, prokurorët kanë provuar me prova mbi 13 episode kriminale të grupit. Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ilir Kupen dhe nëse përllogaritet në vite dënimi pas kërkesës së prokurorisë, ndaj tij do te aplikohet dënimi me 25 vite burg.