KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria kërkon 116 vite burg për vrasjen në Linzë
Prokuroria kërkon 116 vite burg për vrasjen në Linzë

Prokuroria kërkon 116 vite burg për vrasjen në Linzë

116 vite burgim ka kërkuar prokuroria për 4 të pandehur, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj. Ngjarja ndodhi ne 11 nëntor 2015 në një lokal në zonën e Linzës. Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata. Në konkluzionet e saj përfundimtare, prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin e Emiljano Tasho, me 35 vjet burgim, Bujar Hasani, me 28 vjet burgim, Mirsad Kuçana, ish efektiv policie me 28 vjet burgim dhe Ervis Martinaj, me 25 vjet burgim. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 5 vite burgim për Erjon Biraçin për akuzën e “Përkrahjes se autorit të krimit”.