KRYEFAQJA » LAJME » Pretendimet e Turqisë ndaj SHBA, Kerri komunikon me Çavushoglu
Pretendimet e Turqisë ndaj SHBA, Kerri komunikon me Çavushoglu

Pretendimet e Turqisë ndaj SHBA, Kerri komunikon me Çavushoglu

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerri, i tha homologut të tij turk, Mevlut Çavushoglu se pretendimet publike që Shtetet e Bashkuara ishin përfshire në puçin e dështuar ushtarak në Turqi janë të dëmshme për marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s. Kerry kërkoi nga Turqia që të përmbahet dhe të respektojë sundimin e ligjit gjatë hetimeve për këtë komplot, duke ofruar edhe ndihmë për hetimet, nëse kërkohet. Sekretari Kerri, tha se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë kërkesën për ekstradimin e klerikut turk në mërgim , Fethullah Gulen, pasi presidenti Erdogan e ka fajësuar këtë udhëhehqës mysliman për përpjekje për puç të ushtrisë turke. Por, Kerry tha se qeveria e presidentit Erdogan duhet të paraqesë dëshmi të forta për perfshirjen e Gulenit. Pentagoni njëherësh ka pezulluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, pasi baza ajrore në Incirlik, në pjesën juglindore të Turqisë, u mbyll pas grushtit të dështuar të shtetit.