KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohen uniformat zyrtare të kombëtares për “Francë 2016”
Kombetarja uniformat e reja

Prezantohen uniformat zyrtare të kombëtares për “Francë 2016”

Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me sponsorin zyrtar të përfaqësueses shqiptare MACRON, kanë prezantuar të enjten uniformat zyrtare me të cilat futbollistët e kombëtares do të paraqiten në finalet e kampionatit Evropian, “Francë 2016”. Para të pranishmëve në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, kanë sfiluar portieri i kombëtares Berisha, sulmuesi Bala, mbrojtësi Mavraj, sulmuesi Cikalleshi, mbrojtësi Agolli, mesfushori Xhaka, sulmuesi Gashi dhe kapiteni Cana. Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi uroi që me këto uniforma të reja, futollistët të përcjellin në fushë atë unitet dhe shpirt gare, edhe në finalet e Evropianit.”E rëndësishme është që brenda këtyre fanellave do të jenë trupat e atyre djemve që arritën të kualifikohen në finalet e Evropianit Francë 2016, duke realizuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Por më e rëndësishme është që ata të vazhdojnë edhe më tej me të njëjtin unitet dhe shpirt gare që treguan në eliminatore” tha traineri De Biazi. Edhe presidenti i FSHF, Armand Duka ka uruar që futbollistët e kombëtares të vazhdojnë suksesin edhe në finalet e Evropianit për të bërë më shumë krenar një popull të tërë. Përpara se të shkojë në Francë Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë miqësore me Austrinë, në 26 mars dhe të dytën në 29 mars me Luksemburgun.

Para Mbrapa
Kombetarja uniformat e reja- Lorik Cana
Kombetarja uniformat e reja - Agolli
Kombetarja uniformat e reja - Mavraj

Kombetarja uniformat e reja- Balaj
Para Mbrapa