KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet “Arena Kombëtare”
Prezantohet “Arena Kombëtare”

Prezantohet “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare”, shtëpia e re e Kombëtares Kuq e Zi, po merr jetë. Të enjten FSHF ka prezantuar projektin e këtij stadiumi i cili do të jetë më i madhi në Shqipëri. “Ky do të jetë i vetmi stadium ku kombëtarja do të zhvillojë ndeshjet e saj ndërkombëtare dhe si i tillë është një kartvizitë kundrejt miqve që na vijnë në shtëpi” tha me këtë rast Armand Duka, president i FSHF-së.
Edhe për kryeministrin Edi Rama nga ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar do të ketë vetëm përfitime. “Arena Kombëtare do të ketë një ndikim të rëndësishëm për ekonominë e qytetit, pasi nuk do të jetë vetëm një stadium, por një hapësirë e gjallë që do të funksionojë përditë. As qeveria dhe as FSHF-ja nuk do të shpenzojnë asgjë për këtë stadium. Do të jetë një partneritet publik-privat”. Stadiumi “Arena Kombëtare” do të kushtojë 50 milionë euro dhe do të ndërtohet atje ku sot është Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.