KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet iOS 9.3, ja vecoritë e reja të këtij versioni
eda

Prezantohet iOS 9.3, ja vecoritë e reja të këtij versioni

Greg Joswiak i Apple zbuloi se iOS 9.3 do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar që nga sot. Joswiak e quajti përditësimin e ri “më të madhin” që është lansuar deri më tani. Me iOS 9.3, përdoruesit mund të aktivizojnë veçorinë e re “Night Shift” për të larguar dritën e kaltër që emetohet nga ekrani dhe për ta bërë pajisjen e tyre më të mirë për sytë. Veçori të tjera përfshijnë një kod-kalim ose mbrojtje Touch ID për shënime, storjet nga të rejat e Apple dhe më shumë.