KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet “Manuali i Shëndetësisë Shqiptare”
Prezantohet “Manuali i Shëndetësisë Shqiptare”

Prezantohet “Manuali i Shëndetësisë Shqiptare”

Instituti i Shëndetit Publik ka prezantuar të mërkurën përpara organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e shëndetësisë në Shqipëri “Manualin e Shëndetësisë Shqiptare”. Ai është rezultat i një pune intensive dy vjeçare. Manuali ofron për herë të parë 92 tregues shëndetësorë të unifikuar të shëndetit të shqiptarëve. Në konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se nismat e ndërmarra në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë në rrugën e duhur të garantimit të angazhimit për Mbulim Universal dhe Shëndetësinë Falas. Përmirësimi i sasisë dhe i cilësisë së të dhënave administrative të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet do t’i mundësojë Ministrisë së Shëndetësisë hartimin e politikave dhe programeve për përcaktimin e prioriteteve dhe politikave shëndetësore bazuar në fakte shkencore.