KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Prezantohet “Masterplani i Gazit për Shqipërinë”
Prezantohet “Masterplani i Gazit për Shqipërinë”

Prezantohet “Masterplani i Gazit për Shqipërinë”

Në Tiranë qeveria ka prezantuar “Masterplani i Gazit për Shqipërinë”, i cili pritet të zbatohet në harkun kohor 2020-2040. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, duke e konsideruar gazin si një burim alternativ të domosdoshëm në fushën energjetike, tha se “Po hedhim piketat e një zhvillimi të qëndrueshëm që do të kërkojë punë edhe në 20-30 vitet e ardhshme. Sipas zotit Gjiknuri “Në masterplan është identifikuar zona e parë përfituese e  gazit në Shqipëri që do të jetë zona Ballsh-Fier-Patos”. Studimi parashtron projektin TAP si bazë kryesore të furnizimit me gaz të vendit në të ardhmen, por autoritetet janë duke parë edhe për burime të tjera. Ndërkohë Shqipëria po bashkëpunon me Kosovën për hartimin e planeve të fizibilitetit në fushën e gazit, për të ndërmarrë projekte të përbashkëta mes dy vendeve. Hartimi i masterplanit të  gazit po mundësohet përmes një granti prej 1.1 milion euro të dhënë nga Bashkimi Evropian përmes WBIF.