KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Prezantohet moratoriumi: Ndalohet prerja e pyjeve për 10 vjet
Prezantohet moratoriumi: Ndalohet prerja e pyjeve për 10 vjet

Prezantohet moratoriumi: Ndalohet prerja e pyjeve për 10 vjet

Qeveria shqiptare ka prezantuar të hënën moratoriumin që ndalon shfrytëzimin e pyjeve për 10 vjet, në një tentativë për të rimëkëmbur këtë pasuri të degraduar keqasi gjatë 25 vjetëve. “Shkatërrimi i pyjeve, shtretërve të lumenjve, shkatërrimi i gjithë infrastrukturës mbrojtëse, argjinaturave e kanaleve kulluese na ka sjellë vit pas vitit në buzë të një humnere që prej dy vjetësh kemi marrë masa për ta shmangur, por sot pas dy vitesh jemi në kushtet kur duhet të shkojmë një hap më tutje me moratorumin 10 vjeçar” tha kryeministri Edi Rama . Sipas tij edhe përmbytjet e ditëve të fundit “…janë fatura e papërballueshme e lakmisë së shumë kujt për të marrë atë që nuk i takon, për të ndërtuar aty ku nuk i takon dhe për të jetuar me çfarë nuk i takon”. Brenda dy viteve të fundit janë kryer 7200 inspektime, janë vënë 1030 gjoba dhe janë bërë 70 kallëzime penale ndaj kundravajtësve ligjor, tha ministri i mjedisti Lefter Koka.
Sipas të dhënave në kadastriale, Shqipëria ka rreth 1.5 milion ha pyje dhe rreth 480 mije ha kullota. Por specialistët thonë se pyje të vërtetë, pas prerjeve dhe djegieve kanë mbetur vetëm rreth 400 mijë ha. Pjesa tjetër janë kthyer në pyje të ulët, në shkurre ose ne tokë-djerrë. Ka zona ku ka nisur shkretëtirëzimi si një dukuri jo-mesdhetare.