KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet në Tiranë “Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”

Prezantohet në Tiranë “Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”

Gratë sipërmarrëse në Shqipëri janë mbledhur së bashku në një seminar të organizuar nga ambasada hollandeze dhe qendra gjinore për zhvillim për ti ndihmuar që sipërmarrja e tyre të jetë sa më inovative me përgjegjshmëri sociale dhe të qëndrueshme. Ministria e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni theksoi se deri tani është bërë shumë për gruan edhe në proçeset vendimmarrëse në politike duke qënë të barabartë me burrat në këshillat bashkiake apo edhe duke u shtuar numri i tyre në drejtim bashkish dhe ministrish.

Gjermeni nuk harroi as zgjedhjet për president në shtetet e bashkuara të amerikes ku u shpreh se shembulli i Clinton duhet të inspiroje gratë .