KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet Drafti i Politikës Kombëtare të Konkurrencës

Prezantohet Drafti i Politikës Kombëtare të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka prezantuar Draftin e Politikës Kombëtare të Konkurrencës për herë të parë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Rektori Dhori Kule u shpreh se është mirë kur për herë të parë një draft diskutohet me botën akademike . Ndërsa kryetarja e autoritetit të konkurrencës Lindita Milo theksoi se ky draft është punuar në bazë të normave të konkurrencës që zbatohen edhe në vendet e Bashkimit Europian. Objektivat e këtij drafti janë rritje e efiçences dhe e mirëqënies së konsumatorit , mbrojtja e konsumatorit, por edhe mbrojtja e sipërmarrjeve të vogla nga monopolizimi për ti krijuar atyre kushte për një treg me konkurrence të ndershme.