KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Prifest dhe filmat që përfaqësuan Kosovën e Shqipërinë

Prifest dhe filmat që përfaqësuan Kosovën e Shqipërinë

Prej 4 ditësh Prishtina është kthyer në forumin më të madh të kinemasë së vendeve ballkanike dhe jo vetëm. Sipari i Prifest është ngritur me filmin Mediterranea ku ishte i ftuar edhe protagonisti  Alassane Sy, i cili vjen për here të pare në Prishtinë. Një film I cili trajton temën e emigracionit dhe sakrificat dhe veshtirësitë e një të riu për të gjetur rrugën e shpëtimit. E gjithë java ka qenë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike. Me disa kinema të vendosura në Prishtinë për publikun, me interes për kineastët e rinj pjesëmarrës kanë qenë disa takime me ekspertë si Cedomir Kolar, fitues i Oscar dhe Berlinale Bear. “Bashkëprodhimi i filmave me Francën dhe Europën”Ligjëratë nga ekspertja për financim të filmit Linda Beath
“Burimet e financimit të filmit / si funksionon bashkëprodhimi”. Një nga ngjarjet më pikante të prifest është edhe Pitching Forum ku u prezantuan 9 projekte ndër të cilat dy projekte nga Shqipëria të regjisorëve të rinj Jonid Jorgji dhe Florenc Papas. Prifest në edicionin e tij të tetë I ka kushtuar një hapësire të madhe edhe diskutimeve si është “Ndikimi i kinemasë në ndryshimin e pikëpamjeve të një shoqërie homofobike” me ekspertë të filmit dhe aktivistë të shoqërisë civile.