KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Primigenius, një vepër arti për Tokën

Primigenius, një vepër arti për Tokën

Nata e bardhë në kalendarin e saj shënon një nga ekspozimet më të goditura në galerinë kombëtare të arteve. Është artisti Eltjon Valle i njohur për eksperimentet e tij me lëndën e parë. Kësaj here nën titullin Primigeniues ai sjell dy skulptura me përbërje alumini që kanë zënë vend pranë hyrjes qëndrore të kësaj galerie.

“Sensi i këtyre dy veprave, dy skulpturave që unë kam realizuar këtë verë në shqipëri janë disa fuzione tokash të realizuara sëbashku me disa kimist ku unë kam dashur të bëj diçka që një material i ngurtë që është alumin i ftohtë të ketë jetë” tha ai.

Artisti bashkëkohor Eltjon Valle përmes kësaj vepre sjell shqetësimin e tij për ekologjinë, ambjentin e tokën. Vepra e përbërë nga dy struktura është një fuzion i tokës – si vazhdim i ciklit që artisti krijon me tokën dhe natyrën secila prej tyre peshon thuajse 600 kg dhe merr jetë sipas ndryshimit të atmosferës.

“Kto skulptura ngrohen dhe çlirojnë një aromë dhe doja që ti jepja një materiali të ndurtë ti jepja jetë dhe kjo ka një proçes dhe rikthen punët e mija të mëparshme ku unë kam përdorur tokën e naftës ku toka e naftës është organike, ka gjithmonë jetë dhe ndryshon me atmosferën ku ajo ndodhet” shtoi më tej Eltjon Valle. Sipas kuratores Angela Madesani, në “Primigenius”, toka bëhet subjekt i një derdhjeje në alumin, një përpjekje që sjell në dritë aspektin organik, jetësor të saj: një operacion kompleks, ku skulpturat pasi të ekspozohen, duke rënë në kontakt me ambientin e jashtëm do të kenë reagime të ndryshme, jo plotësisht të parashikueshme. Materia në dy skulpturat që do të qëndrojnë para galerisë së arteve përreth 2 muaj do të vazhdojë të jetojë, të ngrohet, të ftohet dhe të ndryshojë erën e saj.