KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Princi William thyen tabutë; Pozon për revistën e homoseksualëve “Attitude”
prince-william-attitude-cover

Princi William thyen tabutë; Pozon për revistën e homoseksualëve “Attitude”

Princi i Britanisë së Madhe William, është fotografuar për kopertinën e revistës për homoseksualë, “Attitude” me qëllim që të flasë kundër rrahjes dhe keqtrajtimeve të njerëzve për shkak të orientimit të tyre seksual. Princi që është i dyti në linjë për t’u bërë Mbret, është pjesëtari i parë i familjes mbretërore që paraqitet në kopertinën e një reviste për homoseksualë. Princi William iu ka bërë thirrje të rinjve që janë viktimë e keqtrajtimeve për shkak të orientimit të tyre seksual që të kërkojnë ndihmë. “Askush nuk duhet të dhunohet për shkak të seksualitetit apo çfarëdo arsye tjetër dhe askush nuk duhet të durojë urrejtjen që këta të rinj duhet ta durojnë gjatë jetës së tyre”, ka thënë ai. William ka njoftuar të martën se ka pozuar për këtë revistë pasi ka shkruar në librin e ngushëllimeve për nder të viktimave në Orlando.