KRYEFAQJA » LAJME » Prishen kalldrëmet në Gjirokastër
Gjirokastër, 6 projekte për turizmin nderohen me çmime nga 'Risi Albania'

Prishen kalldrëmet në Gjirokastër

Hapen dhe mbyllen sa herë rrugët e qytetit të Gjirokastrës. Sapo përfundon restaurimi i disa kalldrëmeve përsëri ato prishen për të shtruar tubacionin e ujit. Është sezon vjeshte dhe turistët që vizitojnë qytetin e gurtë janë të shumtë, edhe ata si gjirokastritët përballen me kalldrëmet e hapura. Pa mbaruar një rrugë fillohet tek tjetra e kështu mbeten të hapura prej ditësh të tëra duke rrezikuar jetën e kalimtareve sidomos të moshuarve.
Çdo sokak e rrugë e sheh me kanale të hapura dhe rreth tyre pirgje dheu e gurësh. Banoret kërkojnë përshpejtimin e punimeve për këtë element tradicional të këtij qyteti, i cili po degradohet. Prishja e tij dhe mungesa e mjeshtrave të ndërtimit po i zbeh një nga elementet me të cilët identifikohet dhe krenohet Gjirokastra, me rrugët e kalldrëmta.