KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, AAK dhe Nisma, protestë pa Vetëvendosjen

Prishtinë, AAK dhe Nisma, protestë pa Vetëvendosjen

Nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar dhe më pas atij shtetëror të Kosovës, të shtunën nisi në Prishtinë protesta e organizuar nga dy partitë politike në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Protestuesit, me flamuj e pankarta në duar, u mblodhen rreth orës 14 në sheshin “Skënderbeu” te organizuar nga AAK-ja dhe Nisma, në protestën e parë të mbajtur pa Lëvizjen Vetëvendosje. Protesta drejtohej kundër Marrëveshjes për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, si dhe kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Sipas drejtuesve te protestes, të dyja marrëveshjet janë të dëmshme për Kosovën. Për sigurinë gjatë protestës u kujdesën qindra pjestarë të policisë. Subjektet politike në opozitë, kanë nisur protestat e tyre në Kuvend dhe jashtë tij që nga 25 gushti i vitit të kaluar, duke kundërshtuar marreveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë si dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.