KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, diplomatët: Dhuna politike kërcënon demokracinë!
Prishtinë, diplomatët: Dhuna politike kërcënon demokracinë!

Prishtinë, diplomatët: Dhuna politike kërcënon demokracinë!

Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë kanë reaguar të shtunën pas protestave të dhunshme të organizuara nga opozita në Prishtinë, që synonin dorëheqjen e qeverisë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie duke komentuar në rrjetin social Twitter ka thënë se dhuna politike e kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.
Nga ana e saj Zyra e BE-së në Kosovë, në ragimin e saj po në Twitter ka dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe heqje dorë nga dhuna.