KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, Johanes Hahn do të marrë pjesë në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes BE dhe Kosovës
Prishtinë, Johanes Hahn do të marrë pjesë në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes BE dhe Kosovës

Prishtinë, Johanes Hahn do të marrë pjesë në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes BE dhe Kosovës

Komisioneri europian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn, i cili ndodhet sot në Prishtinë, deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejt, sepse është si në interesin e Kosovës ashtu edhe në interesin e Malit të Zi për të ecur drejt perspektivës Europiane. Fokusi i vëmendjes të të dyja vendeve duhet të jetë perspektiva Europiane, e deklaroi Hahn gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa “Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë, sa më shumë zgjasin aq më keq është për të dyja vendet. Qëllimi i juaj përfundimtar duhet të jetë të anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, u theksoi Komisioneri Hahn. Ndërsa, kryeministri Mustafa deklaroi se në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk është gjetur asnjë gabim apo problem i kontestueshëm. Nuk kemi gjetur asnjë gabim në punën e komisionit shtetëror. E ka vërtetuar edhe një komision ndërkombëtar, si dhe SHBA me hartat që ua kemi dorëzuar”, u shpreh Mustafa. Marrëveshja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi akoma nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës për shkak të kundërshtive disamujore nga opozita kosovare.