KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi në inagurimin presidencial: “Jam një president i thjeshtë i qytetarëve heronj”
Thaçi në inagurimin presidencial: "Jam një president i thjeshtë i qytetarëve heronj"

Thaçi në inagurimin presidencial: “Jam një president i thjeshtë i qytetarëve heronj”

Në sheshin qendror të Prishtinës ka nisur cermonia e inagurimit të presidentit të ri të Kosovës Hashim Thaçi. Në cermoni marrin pjesë të ftuar të shumë nga Kosova, Shqipëria dhe bota. Duke marrë detyrën e re nga paraardhësja Atifete Jahjaga, zoti Thaçi u zotua të respektojë kushtetutën dhe të ndihmojë përparimin e vendit. “Sot i tregojmë botës se kemi arritur pjekurinë politike të një shoqërie demokratike” tha kreu i ri shtetit kosovar. ” Jemi të lirë, nuk kemi asnjë ditë për t’ja falur gjakut, dhunimit të lirisë” tha zoti Thaçi. Në fjalimin e tij mr doza patetizmi, presidenti i ri i Kosovës tha se “Nuk dua të marr veshjen e një heroi, jam i nderuar që jam president i heronjve”. “Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Jam një president i thjeshtë i qytetarëve heronj” shtoi ai. Pak para nisjes së ceremonisë së inagurimit, aktivistë të Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës në hapesirën e dedikuar për inagurim.  Aktivistët u neutralizuan menjëherë dhe gjithçka vazhdoi normalisht.