KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, nobelistja nga Irani, Shirin Ebadi: ISIS-in mos ta godisni me bomba, por me libra
ebadi

Prishtinë, nobelistja nga Irani, Shirin Ebadi: ISIS-in mos ta godisni me bomba, por me libra

Nobelistja nga Irani, Shirin Ebadi, tha se Shteti Islamik është një ideologji e gabuar më parë se një grup terrorist dhe kjo, tha Ebadi, nuk mund të çrrënjoset me bomba. Duke folur në hapje të konferencës ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ebadi tha se lufta kundër talebanëve ka treguar se sa e pamundur është që të çrrënjoset një ideologji e gabuar me bomba, sepse talibanët janë forcuar më shumë. Sipas saj, lufta kundër ideologjisë së gabuar bëhet vetëm duke shfrytëzuar ideologji të vërtetë. “Myslimanëve të rinj, përparimtarë dhe modern, djemve, duhet t’u japim një platformë përmes së cilës do të dërgohen në botë dhe duhet t’u tregojmë të rinjve se ekzistojnë interpretime më të mira të islamit. Prandaj gjithnjë them se në vend që ISIS-in ta godisni me bomba goditeni me libra”, tha Ebadi. Ajo tha se shoqëritë patriarkale ndalojnë reformimin e islamit, sepse me interpretimin e saj të islamit arsyetojnë veprimet dhe sjelljet e tyre“. Duke folur për diskriminimin e rëndë ndaj gruas në shtetet myslimane, Ebadi tha se nuk është Islami ai që i shtyp gratë, por interpretimi i islamit nga shoqëritë patriarkale shtypin gratë”. Nobelistja Shirin Ebadi është e ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar, që po mbahet në Prishtinë për herë të pestë. Konferencën e hapi Presidenti Hashim Thaçi, i cili theksoi se nuk ka një aleat më të mirë se sa gruaja, nëna, bashkëshortja dhe motra në luftën kundër ekstremizmit.Konferenca ndërfetare mblodhi sivjet mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës dhe përveç Shirin Ebadit nga Irani, po merr pjesë edh enjë nobeliste tjetër nga Jemeni, Rawakool Kerman.