KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë: Shishe me benzinë në drejtim të ndërtesës së presidencës
Prishtinë: Shishe me benzinë në drejtim të ndërtesës së presidencës

Prishtinë: Shishe me benzinë në drejtim të ndërtesës së presidencës

Persona akoma të paidentifikuar kanë hedhur shishe me benzinë në drejtim të ndërtesës së Presidencës kosovare rreth orës 4 të mengjesit të së shtunës. Ngjarja u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se po merren e gjitha masat për kapjen e autorëve të sulmit. Në vendngjarje kanë shkuar të gjitha njësitë policore përkatëse, duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve. Nuk raportohen persona të lënduar. Sipas policisë, sulmin e kanë kryer disa persona të maskuar. Ata fillimisht kanë thyer xhamat me gurë dhe më pastaj kanë tentuar që shishen me koktej molotovi ta fusin brenda objektit, gjë e cila nuk ka ndodhur. Po ashtu polica ka njoftuar se persona e dyshuar pas sulmit janë larguar me një veturë ngjyrë e bardh në drejtim të rrugës Agim Ramadani. Kjo ngjarje u dënua nga politika kosovare. Kreu i kuvendit, Veseli, qeveria e Kosoves si dhe partitë opozitare, e kane konsideruar aktin si kriminal.

Nga ana e saj presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon sulmin duke e cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës. Me anë të një komunikate zonja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë autorët e kësaj vepre. Ajo i bën thirrje publikut që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste.