KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, të premten mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Prishtinë, të premten mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, të premten mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosoves do të mbajnë më 3 qershor mbledhjen e përbashkët në Prishtinë, kurorëzimi i të cilës do të jetë nënshkrimi i 7 marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë. Dominuese mesohet se do të jenë marrëveshjet në fushën e energjitikës dhe shkëmbimet tregtare, Kosovë-Shqipëri. Mjaftë e rëndësishme vlerësohet të jetë edhe marrëveshja për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, e cila parashikohet të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Marrëveshja parashikon që në portin e Durrësit të fillojë funksionimin edhe një pike doganore e Kosovës.
Qeveria shqiptare do të kalojë për në Prishtinë nga pika kufitare e Vërmicës në orën 10:00, ndërsa rreth orës 11 i është rezervuar një pritje ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Zoti Mustafa dhe miku i tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes e cila do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombetare te Kosoves, do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp . Mbledhja e rradhës e 3 qershorit, shënon takimin e tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë u mbajt në Prizren në vitin 2014 dhe i dyti në Tiranë në vitin 2015.