KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, Thaçi nderon me medalje Noel Malcolm
thaci-dekorata-690x380

Prishtinë, Thaçi nderon me medalje Noel Malcolm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar historianin britanik Noel Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”. Malcolm, veç të tjerash njihet si analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve. Së fundmi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe. “Libri juaj i së vërtetës për Kosovën ishte libri i shpërthimit dhe ndërgjegjësimit të diplomacisë botërore për Kosovën, por dhe i ndikimit në kuptimin pozitiv të vendimmarrjeve të diplomacisë botërore për Kosovën”, ka theksuar Thaçi. Ndërsa Noel Malcolm ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur nëse ka ndihmuar Kosovën kur ka shkruar për të vërtetën historike të saj. “Është shumë e rëndësishme që bota të mund të kuptojë mirë historinë e Kosovës në situatën e sotme edhe për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës për të gjithë kosovarët”, ka thënë historiani Malcolm.