KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, urdhër­-arreste për katër deputetë opozitarë
Prishtinë, urdhër­-arreste për katër deputetë opozitarë

Prishtinë, urdhër­-arreste për katër deputetë opozitarë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër­-arreste të vecanta për katër deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës. Sipas mediave kosovare urdhër­arrestet janë lëshuar për ish liderin e VV­së Albin Kurti, Faton Topallin, Albulena Haxhiun dhe shefen e Grupit Parlamentar të AAK­së, Donika Kadaj – Bujupi.
Urdhër arresti ndaj këtyre katër deputetëve është lëshuar për shkak të veprimeve të dhunshme të këtyre të fundit në Kuvendin e Kosovës ditën e martë, ku janë përdorur edhe mjete të ndaluara për përdorim nga personat civilë, siç janë gazi lotsjellës dhe spraj.