KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, Veseli homazhe tek varri i Rugovës
veseli

Prishtinë, Veseli homazhe tek varri i Rugovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vizitoi familjen e tij. Gjatë vizitës në familjen Rugova me rastin e 24 majit, që njihet edhe si Dita e Presidentit, Veseli tha se familja Rugova duhet të jetë krenare me punën e ish-presidentit. Rezistenca e tij paqësore dhe lufta çlirimtare e UÇK-së ishin dy anët e medaljes që sollën lirinë, tha Veseli. Më 24 maj të vitit 1992 Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës dhe sipas Veselit kjo ngjarje ishte një hap i madh drejt ndarjes përfundimtare politike të Kosovës nga Serbia.