KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Priten bisedime për t’i dhënë fund luftës në Siri
Priten bisedime për t’i dhënë fund luftës në Siri

Priten bisedime për t’i dhënë fund luftës në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri tha se ka shpresë qe javën e ardhshme të mbahen bisedime për t’i dhënë fund luftës në Siri. Duke folur pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun në Paris, Kerri tha se bisedimet, të parashikuara për më 18 dhjetor në Nju Jork, do të varen nga ngjarjet e javës së ardhshme, përfshirë një konferencë të opozitës siriane e cila po perpiqet të bashkoje grupet që luftojne kundër presidentit Bashar al-Assad dhe kunder Shtetit Islamik. Plani i bisedimeve që do të zgjasin deri më 1 janar është ndermjetësuar nga OKB-ja.