KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në dyshim takimi i kishave autoqefale ortodokse
takimi-i-kishave

Në dyshim takimi i kishave autoqefale ortodokse

Krerët e disa kishave autoqefale ortodokse, i janë përgjigjur thirrjes së Këshillit të Madh të Shenjtë të kësaj kishe, për mbajtjen e një takimi pan-ortodoks. Ngjarja është trumbetuar me të madhe nga kisha ortodokse greke, e cila ka vite që përgatitet për një ngjarje të tillë. Por Kisha ortodokse ruse duket se po ia prish planet simotrës së saj duke thënë se nuk do të marrë pjesë në këshillin që do të mbahet në ishullin e Kretës. Ky është takimi i parë i gjithë kishave ortodokse që prej vitit 1220. Në këshill nuk do të marrin pjesë as Bullgaria dhe Gjeorgjia, duke shfaqur kështu qartë përçarjet që ekzsitojnë mes kishave të ndryshme autoqefale ortodokse për një varg çështjesh. Këshilli i madh i shenjtë përmbledh 14 kisha ortodokse autoqefale, mes tyre edhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë.