KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Privatizimi i HEC-eve, nën akuzë Mima e Bozdo
INSTAT: Përmirësohet bilanci energjitik

Privatizimi i HEC-eve, nën akuzë Mima e Bozdo

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri të ditur se ka kallëzuar penalisht ish-Ministrin e Ekonomisë Florjon Mima dhe ish-zv/Ministrin Enno Bozdo. Ata akuzohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës ç’ka i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm 3.4 milion euro. Sipas një auditi të kësaj ministrie kanë shkelur ligjin gjatë zbatimit të marrëveshjeve të shitjes së aksioneve të “HEC Ulëz-Shkopetit” dhe “HEC Bistrica 1 e Bristrica 2” tek shoqëria “Kurum International” sha. Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se ish-titullarët e METE kanë bërë që këto marrëveshje të mos finalizohen për shkak të veprimeve të dy zyrtarëve të lartë.
Në fillim të vitit 2013 qeveria e ish kryeministrit Berisha vendosi të shesi katër ndër HEC-et më të vjetër të Shqipërisë, HEC-et e Ulëzës dhe Shkopetit mbi lumin Mat dhe HEC-et  Bistrica 1 e Bristrica 2 mbi lumin Bistrica në jug të Shqipërië tek kompania Kurum. Vlera e shitjes do të ishte rreth 110 milionë euro. Sipas statistikave të  ministrisë së financave, në atë kohë në zërin « privatizime » kanë kaluar pikërisht 110 milionë euro gjatë muajit maj. Por kompanisë Kurum, blerëse e 4 HEC-eve, i është rimbursuar 28.8 milionë euro. Sipas përllogarive në arkën e shtetit kanë kaluar 85 milionë euro nga 110 të parashikuar. Opozita, në atë kohë socialiste, akuzoi qeverinë e zotit Berisha se kishte kryer një privatizim që i kishte sjellë dëme ekonomisë.