KRYEFAQJA » LAJME » Arsim i lartë, së shpejti pritet akreditimi i disa universiteteve
Procesi i akreditimit për katër universitetet publike në vend  dhe dy private, pas 11 Majit

Arsim i lartë, së shpejti pritet akreditimi i disa universiteteve

Raportet e brëndshme të disa universiteteve të cilat japin informacion të detajuar në lidhje me raportin student-pedagog, me bazën materiale dhe me sipërfaqen e institucionit janë bërë gati dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Agjensia Britanike të cilës i është besuar kryerja e procesit të akreditimit në vendin tonë do ta nis punën pikërisht me shqyrtimin e këtyre dosjeve e më pas me verifikimin e tyre në terren . Në një intervistë për TVSH Rektori i zgjedhur i Universitetit Politeknik Andrea Maliqari sqaron se ky proces, i cili pritet të nis pas 11 Majit do të vendos në një barazpeshë unversitetet tona me ato të huaja.

Ndërsa Rektori i Universitetit Europian të Tiranës Tonin Gjuraj thotë se ky proces do të rris konkurencën ndërmjet universiteteve.

Në fund të muajit Tetor do të ketë një raportim mbi cilësinë e 6 institucioneve të para të Arsimit të Lartë, që i janë nënshtruar këtij procesi , për të vijuar vitin e ardhshëm me akreditimin e të gjitha universiteteve në vend.