KRYEFAQJA » LAJME » Procesi i formalizimit të ekonomisë
formalizimi i ekonomise

Procesi i formalizimit të ekonomisë

Faza e dytë e aksionit për formalizimin e ekonomisë ka nisur në fillim të prillit e shpallur nga kryeministri Rama. Në këtë fazë të dytë parashikohet mbyllje të shtigjeve të kontrabandës, lehtësi për biznesin dhe rritje të të ardhurave. Por për biznesin nuk është i thjeshtë ky formalizim pasi njohin më mirë përfitimet e të qenurit informal . Forumi Kombëtar i Biznesit ka realizuar për këtë qëllim një botim informativ ku ka si qëllim bërjen me dije të sipërmarrjes me avantazhet e formalizimit. Sipas koordinatores së këtij forumi edhe vetë sipërmarrja e do formalizimin por me kusht që të mos vi si aksion.
Sipas një anketimi të vitit 2015 bërë nga Forumi Kombëtar i Biznesit me 400 biznese që operojnë në të gjithë Shqipërinë pjesa më e madhe e tyre nuk kishin informacion mbi përfitimet e të qenurit një biznes tërësisht formal.