KRYEFAQJA » LAJME » Profesor Kristo Frashëri, “Qytetar Nderi” i Tiranës
Shuhet pinjolli i Frashërllinjve

Profesor Kristo Frashëri, “Qytetar Nderi” i Tiranës

Bashkia e Tiranës i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi”, prof. Kristo Frashërit, një prej figurave më të shquar të historiografisë shqiptare. “Në emër të qytetarëve të Tiranës, nderojmë Prof. Dr. Kristo Frashëri me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Kam privilegjin e madh t’ju ofroj titullin e nderit, të shpallur me vendimin Nr. 6, datë 23 Mars 2012 dhe t’ju garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme, që burojnë prej tij”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion velia. Ka qenë vetë zoti Veliaj që në një cermoni të posaçme ja ka dorëzuar vlerësimin të afërmve të zotit Frashëri. Në fakt titulli “Qytetar Nderi” i është akorduar historianit të njohur katër vjet më parë nga Këshilli Bashkiak, por është ende e paqartë vonesa e dhënies të këtij titulli.
Profesor Frashëri, 96 vjjeç, ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dhe monografi shkencore, që trajtojnë ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Historiani Frashëri mban shumë vlerësime, ndër të cilat janë dhe “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit”.