KRYEFAQJA » LAJME » Programi AI i Google, mund kampionin e botës në lojën GO në raundin e parë
lajme teknologji google inteligjence artificiale

Programi AI i Google, mund kampionin e botës në lojën GO në raundin e parë

Në një kohë sfidash midis mendjes njerëzore dhe Inteligjencës Artificiale (AI), kampioni i botës në lojën GO, për pak mundet nga kundërshtari i tij, një kompjuter.

Programi i Google, DeepMind AlphaGo, mundi kampionin nga Korea e Jugut, Li, Se-dol, në raundin e parë të lojrave në Seul. Një kompjuter ka mundur kampionin e botës një lojën e shahut, por loja GO shihet si një rast pak më i vështirë.

Një gazetar i BBC, Stephen Evans tha se z.Li dukej nervoz, shfrynte dhe duart i dridheshin gjatë lojës. Gjithashtu, në pjesën më të madhe të lojës, Li ishte në avantazh, por në 20 minutat e fundit, AlphaGo mori një kthesë të fortë, të pakundërshtueshme, saqë z.Li ia dorëzoi fitoren kundërshtarit elektronik.

Të dyja palët do të luajnë një total prej pesë lojrash gjatë pesë ditëve në vazhdim, për një çmim 1 miljon dollarësh.

Beteja pesë-ditore do të shihet si një test i madh për shkencëtarët dhe inxhinierët që kanë punuar në fushën e Inteligjencës Artificiale.

GO është një lojë kineze 3000-vjeçare dhe konsiderohet shumë më e ndërlikuar se shahu, ku Inteligjenca Artificiale shënoi fitore të famshme duke mundur kampionin Kasparov ne 1997. Por ekspertët thonë se GO është një rast tejet i ndryshëm nga shahu prej numrit të pallogaritshëm të lëvizjeve, që do të thotë se kompjuterit i duhen aftësi ‘intuitive njerëzorë’ për të patur strategji fituese.