KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Programi italo-shqiptar i SME-ve në Gjirokastër rrit kreditë
Programi Italo-Shqiptar,kreditë për qarkun e Gjirokastrës

Programi italo-shqiptar i SME-ve në Gjirokastër rrit kreditë

Programi për Zhvillimin e Ndërmarjeve të Vogla e të Mesme ka ftuar biznesin në qarkun e Gjirokastrës që të përfitojë kredi me norma të ulëta interesi. Ky program i përbashkët i qeverisë Italiane dhe Shqiptare ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe sociale duke mbështetur zhvillimin e sektorit privat. Drejtori për Shqipërinë i këtij programi, ka ftuar bizneset të aplikojnë sidomos për agropërpunimin, fasoneri, projekte që administrohen nga sipërmarrëse femra si dhe ato që krijojnë vende të reja pune.

Për projektet e SME-ve vlera që financohet është nga 50mijë euro në 500 mijë euro, ndërsa për bizneset e reja 15 deri në 50 mijë euro. Qasja në linjën e kredisë rregullohet nga bankat që marrin pjesë në program të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. Janë 109 projekte në Shqipëri që janë mbështetur nga Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.