KRYEFAQJA » LAJME » Projekt ide për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës
Projekt ide për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Projekt ide për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Rreth dy më parë, qeveria investoi 600mijë dollarë për gjelbërimin me palma të segmentit rrugor Tiranë-Vorë, pjesë e autostrades Tiranë-Durrës. Por ende pa zënë vend mirë këto palma, autoriteti rrugor shqiptar del me një projekt ide të re që parashikon zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi duke hedhur poshtë investimin e bërë në palma.

Dokumenti i Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga Vora në Durrës, e ndan projektin në tre lote. I pari mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër, më pas Vorë–Sukth me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë, Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Në projekt idenë e autoritetit rrugor parashikohet çdo detaj i investimit për zgjerimin e kësaj autostrade, përveç kostos së saj. drejtuesit e mjeteve e cilësojnë si domosdoshmëri zgjerimin e autostrades, por ata thonë se ky investim duhej bërë më herët.

Me zgjerimin e superstradës synohet projektimi i një infrastrukture të kategorisë “A”, e cila duhet të përballoje volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësoje gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese. E në fakt këtë vlerësim ndan edhe ekspertë të ndryshëm dy vite më parë kur qeveria investoi në palma 600 mijë dollarë. Nuk dihet ende se çdo bëhet me palmat, por njëra prej tyre duket se e ka nisur rrugëtimin më herët se të tjerat.