KRYEFAQJA » LAJME » Projekti TAP-Gjenerator punësimi për shqipërinë
projekti TAP

Projekti TAP-Gjenerator punësimi për shqipërinë

Në pjesën e dytë të vitit do të nisë shtrimi i tubave të parë në Shqipëri për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Ndërtimi i kësaj vepre madhore sipas ministrisë se energjisë do të rrisë fort punësimin. Drejtori i hidrokarbureve Dirtan Spahiu thotë se krahas punësimit direkt që shkon në 2 mijë, impakti do të jetë edhe më i madh me punësimin indirekt. Nga ana tjetër, Spahiu thotë se përfitimi me më rëndësi nga TAP është gazifikimi i vendit brenda 4 viteve. TAP do e shndërroje Shqipërinë në një nyje të rëndësishme lidhëse mes lindjes dhe perëndimit.