KRYEFAQJA » LAJME » Projektligj për ndërmarrjet sociale
Projektligj për ndërmarrjet sociale

Projektligj për ndërmarrjet sociale

Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e rritjes së punësimit edhe nëpërmjet krijimit të të quajturave ndërmarrjeve sociale. Një projektligj i posaçëm, është prezantuar nga Ministri i Mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, duke i hapur rrugë edhe diskutimeve në komisionet e parlamentit shqiptar. Sipas zotit Klosi në këto ndërmarrje synohet të punësohen persona me aftësi te kufizuara, përftues të ndihmes ekonomike dhe të papunë. Mbi bazën e punësimit të këtyre kategorive projektligji parashikon subvencionim nga shteti, nëse shifra e të punësuarve të këtyre kategorive i kalon 30 përqind. Hartuesit e ligjit thonë se është shfrytëzuar përvoja e shteteve evropiane veçanërisht ajo e Italisë dhe Kroacisë.