KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Projektligji i ri për Formalizimin e Akuakulturës

Projektligji i ri për Formalizimin e Akuakulturës

Formalizimi i Akuakulturës është synimi kryesor i projektligjit të ri të dërguar në parlament nga ministria e bujqësisë. Ky projektligj parashikon një ndarje në zona të territorit të vendit ku do të përcaktohet lloji i akuakulturës mbi bazën e specieve si dhe kapacitetet e secilës zonë. Më pas në këto zona publike do të ketë një konkurrim publik, që do të sjellë sipas drejtorit të drejtorisë së peshkimit në ministri Arian Palluqi mënyrën më të mirë të zhvillimit të kësaj kulture.

Ky projektligj nuk sjell kosto financiare sipas ministrisë së bujqësisë. Ndërkohë që për vendet që janë me pronësi private individët apo subjektet duhet të regjistrohen.

Një tjetër objektiv i projektligjit është edhe ruajtja e biodiversitetit dhe ruajtja e standarteve mjedisore në vend.