KRYEFAQJA » LAJME » Projektligji për shpifjen, tërhiqet qeveria
Projektligji për shpifjen, tërhiqet qeveria

Projektligji për shpifjen, tërhiqet qeveria

Qeveria ka tërhequr në minutën e fundit projektligjin për kriminalizmin e shpifjes, i cili parashikonte edhe dënimin me burg të personave që shpifnin. Organizatat e gazetarëve dhe mjaft media reaguan me shqetësim dhe arshpërsi. Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin, por ai bëri të ditur se ligji nuk kishte të bënte me median, por me politikanët. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj tha se “Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim. Një gjë të jetë e qartë politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën’ tha zonja Felaj.
Por opozita nga ana e saj gjeti rastin ta sulmonte sërisht qeverinë dhe kryeministri Rama. Kreu i saj Lulzim Basha tha se kryeministri Rama “Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrije kurrë ti mbylle gojën as opozitës, as medias së lirë, as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari” tha zoti Basha.
Projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, përmes të cilave synohet  kriminalizimi i shpifjes, ishte  paralajmëruar nga  kryeministri Edi Rama që në shkurt të këtij viti. Por në këtë nismë ai nuk eshtë përkrahur nga komuniteti mediatik, madje as nga ndërkombëtarët. Një ligj gati i ngjashëm me propozimin e tanishëm ishte shfuqizuar afro tre vjet më parë, në kohën kur në pushtet ishte PD dhe aleatët e saj.