KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorët speciale, elita e investigimit

Prokurorët speciale, elita e investigimit

Njerëzit që do të hetojnë veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë elita e investigimit në Shqipëri.

Për herë të parë vendi do të ketë prokurorë dhe hetues specialë me mandat të përkufizuar qartë në kushtetutë, të cilët do të duhet t’u nënshtrohen verifikimeve të imtësishme deri edhe testeve mjeko-ligjore. Kandidatët sipas ligjit të ri të votuar të enjten në kuvend duhet të dorëzojnë deklaratat për pasuritë, pyetesorin e sigurisë, e të kapërcejnë me detyrim kontrollin mjekësor.

Për herë të parë njerëzit elitë të hetimit dhe familjarët e tyre do të jenë nën kontrollin e përhershëm të telekomunikimeve duke qënë të detyruar të heqin dorë nga e drejta e jetës private.

Sipas kushtetutes së re Prokuroria e Posaçme do të përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 vjet, ndërsa Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie për një mandat 3 vjeçar.

Këto njësi të posaçme antikorrupsion do të jenë të pavaruara nga Prokurori i Përgjithshëm dhe nga sistemi bazë i gjykatave të vendit.