KRYEFAQJA » LAJME » Prokurori i Përgjithshëm krijon Sektorin e Verifikimit të Integritetit të Zyrtarëve
Arrihet marrëveshja, BKH do të varet nga Prokuroria e Përgjithshme

Prokurori i Përgjithshëm krijon Sektorin e Verifikimit të Integritetit të Zyrtarëve

Prokurori i përgjithshëm ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. Zoti Llalla, ka firmosur urdhërin për krijimin e një strukture të posaçme, Sektori i Verifikimit të Integritetit të Zyrtarëve. Ai do të përbëhet nga 2 prokurorë, 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist i teknologjisë së informacionit. Në fillim të muajit mars Parlamenti miratoi me unanimitet paktën e akteve nënligjore që do të mundësojnë vënien në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, personat e inkriminuar do të largohen nga parlamenti dhe administrata publike si dhe do mbyllen mundësite që ata të përfshihen në të ardhmen në administratën publike apo fuksione të larta shtetërore. Miratimi i këtij ligji ka qenë një betejë e gjatë dhe e ashpër mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë.