KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: 1 vit burg për ish ministrin e arsimit
Ish ministri i arsimit shpallet i pafajshëm

Prokuroria: 1 vit burg për ish ministrin e arsimit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit heqje lirie për Myqerem Tafajin, ish-Ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha në vitet 2009- 2013, aktualisht deputet i parlamentit shqiptar. Ndaj tij rëndon akuza  e shpërdorimit të detyrës duke akredituar 4 fakultete private në kundërshtim me ligjin. Sipas prokurorisë dëmi që zoti Tafaj i ka shkaktuar shtetit është i madh rreth 1 milionë euro. Ish ministri Tafaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë dhënies së pretencës, por përfaqësohej nga avokatja e tij. Më parë ai i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si politike. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë është tërhequr për të marrë vendimin.