KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: 35 vite burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj

Prokuroria: 35 vite burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj

Pak ditë pas përmbylljes së shqyrtimit të akuzave në gjykate, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon denimin e të ashtequajtures banda e vrasesve me pagesë, duke ngritur 38 akuza. 35 vite burg për Jualian Sinanaj, burgim i perjetshem për Andon dhe Genis Mehillajn, 26 vite për Marjon Mitron, 5 vite burg për Ilir Karçinin, 11 vite për Albin Merxhaj, dhe 8 vite për Ndriçim Gjokonan. Seanca me konkluzionet përfundimtare të akuzës u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas akuzes i pandehuri Julian Sinanaj, nuk e gëzon statusin e të penduarit. Prokuroria kërkoi 35 vjet burg, nga të cilat 30 vjet do të jenë në kushte të larta sigurie. Pas akuzes radhen do ta kete mbrojtja përpara se gjykata të shprehet me vendim.