KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria: Arratiset anëtarja e Gjykatës së Lartë
Prokuroria: Arratiset anëtarja e Gjykatës së Lartë

Prokuroria: Arratiset anëtarja e Gjykatës së Lartë

Një anëtare e Gjykatës së Lartë e pezulluar nga detyra pas dyshimeve për përfshirje në afera korruptive, rezulton të jetë larguar fshehtas nga Shqipëria, njoftoi mbrëmjen e së shtunës prokuroria e përgjithshme. Zëdhënësja e saj tha se tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohje prone që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë. Sipas prokurorisë shuma e parave i është dhënë bashkëshortit të gjyqtares, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit, por edhe ai rezulton i larguar.  Të ndaluar janë tre persona që konsiderohen si ish pronarë në një sipërfaqeje toke prej rreth 40 hektarë në zonën e Butrintit.