KRYEFAQJA » LAJME » Prokuroria e Kosovës, padi ndaj ministrit të Mjedisit Ferid Agani
agani

Prokuroria e Kosovës, padi ndaj ministrit të Mjedisit Ferid Agani

Pas dy vitesh hetimi, Prokuroria e Kosovës ka ngritur padi ndaj ministrit të Mjedisit Ferid Agani dhe 63 personave të tjerë. Agani akuzohet se në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë, ka abuzuar me detyrën, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se katër milionë eurosh gjatë periudhes kur ka qenë minister i Shëndetësisë dhe konkretisht në periudhën 2011-2015. Padi është ngritur edhe ndaj sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabani, 44 mjekëve, 3 kirurgëve, një infermiereje dhe 13 personave që punojnë në institucione shëndetësore private. Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dërguar pacientë nga spitalet shtetërore në dy spitale private, në kundërshtim me sistemin e referimit të pacientit dhe për ketë kanë marrë ryshfet nga këto spitale. Shumat e ryshfetit të marrë varionin nga 150 deri 500 euro për pacient të dërguar në spitale private.